Deklaratë e Privatësisë

 

Parimet e privatësisë të klientëve të American Express:

 

1.     Mbledhja e informacionit: Alpha Bank Albania do të mbledhë vetëm informacion personal i cili nevojitet për administrimin e llogarive të klientit, për dhënien e shërbimeve të klientit, për ofrimin e produkteve apo shërbimeve të reja, bazuar në ligjet përkatëse në fuqi në Shqipëri, Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar).
2.     Përpunimi i informacionit: Alpha Bank Albania do të përpunojë të dhënat tuaja personale në mënyrë të drejtë dhe vetëm për ato qëllime që ju ka informuar në momentin e përvetësimit të shërbimit. Ju mund të kundërshtoni për disa lloje përpunimi si shprehimisht të lejuara, bazuar në ligjin në fuqi, Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale’’, i ndryshuar, Neni 6 “Kriteret ligjore për përpunimin”, Neni 7 “Përpunimi i të dhënave sensitive”.
3.     Mundësia e zgjedhjes: Alpha Bank Albania ju jep mundësinë e autorizimit të përdorimit të të dhënave personale për qëllime marketingu, p.sh. për informim rreth produkteve dhe shërbimeve të reja të ofruara nga Alpha Bank Albania, ose palë të treta që veprojnë në emër të saj, sipas rregullores në fuqi, Rregullore nr. 59 “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare dhe financiare”. Kjo përfshin produkte dhe shërbime nga Alpha Bank Albania dhe produkte dhe shërbime të bëra në bashkëpunim me partnerë të tjerë biznesi.
4.     Cilësia e përpunimit të të dhënave: Alpha Bank Albania përdor teknologji të përshtatshme dhe trajnon punonjësit e vet me njohuri të mjaftueshme teknike dhe gjithashtu siguron integritet personal që ata të jenë të aftë të përpunojnë të dhënat tuaja personale me shpejtësi dhe saktësi bazuar në ligjet në fuqi. Alpha Bank Albania nuk do të mbajë të dhënat tuaja personale më shumë sesa e nevojshme, përveç rasteve që parashikohet ndryshe nga ligji në fuqi. 
5.     Siguria dhe fshehtësia: Alpha Bank Albania do të mbaje të dhënat tuaja personale konfidenciale dhe do të kufizojë aksesin në të dhënat tuaja personale vetëm për ata të cilët kanë nevojë për ato për të kryer aktivitetet e biznesit që lidhen me produktet e markës American Express dhe veprojnë sipas udhëzimeve të kësaj marke dhe në emër të saj. Alpha Bank Albania i referohet standardeve të industrisë dhe përdor masa të arsyeshme administrative, teknike dhe fizike të sigurisë për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga aksesi i paautorizuar, përdorimi, shkatërrimi dhe modifikimi apo zbulimi i tyre. Alpha Bank Albania kërkon standarde të larta të sigurisë së të dhënave nga palët e treta të cilat ajo autorizon për të përpunuar të dhënat tuaja personale në emër të saj. Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe janë mbledhur në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, Neni 13 “E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen”.
6.     Shpërndarja e të dhënave: Alpha Bank Albania mund të shpërndajë të dhënat tuaja personale me palë të treta të cilat veprojnë në emër të saj dhe nën udhëzimet e saj për informimin tuaj për produkte dhe shërbime dhe vetëm pasi ka marrë aprovimin tuaj paraprakisht. 
7.     Transferimi ndërkombëtar: Alpha Bank Albania do t’ju informojë nëse të dhënat tuaja personale mund të transferohen jashtë shtetit dhe do të sigurojë që këto të dhëna do të kryhen vetëm në përputhje me ligjet në fuqi, Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, Neni 8, “Transferimi ndërkombëtar”. Pavarësisht nëse të dhënat tuaja transferohen ose jo jashtë shtetit, ato mbrohen nga parimet e përmendura në këtë dokument.
8.     Përgjegjësia: Alpha Bank Albania dhe punonjësit e saj vetëm mund të përpunojnë të dhënat tuaja personale në pajtim me këto parime dhe ligjin e zbatueshëm. Alpha Bank Albania kryen trajnime dhe rishikime të përputhshmërisë së saj me këto parime. Punonjësit që shkelin këto parime mund të jenë subjekt i masave disiplinore, duke përfshirë pushimin nga puna. Punonjësit pritet të raportojnë shkeljen e këtyre parimeve, te drejtuesit e tyre si edhe te Burimet Njerëzore, gjithashtu pranë Zyrtarit të Njësisë së tyre të Biznesit të Përputhshmërisë, pranë Departamentit Ligjor dhe pranë çdo departamenti tjeter kompetent. Ju mund të zbatoni këto parime kundrejt Alpha Bank Albania, e cila është përgjegjëse për të dhënat tuaja personale.
 
Nëse keni një ankesë që Alpha Bank Albania ka shkelur këto parime dhe nëse keni tentuar në mirëbesim për të zgjidhur ankesën përmes procesit të shërbimit tonë të konsumatoreve ose procesit të ankesave, sipas ligjit ne fuqi, Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale’’, i ndryshuar, Neni 16 “E drejta për t’u ankuar”, por ankesa nuk është zgjidhur brenda intervalit kohor të parashikuar, atëherë ju mund të zbatoni këto parime në përputhje me ligjin e zbatueshëm. Nëse ju ankoheni pranë Autoritetit tuaj lokal të mbrojtjes së të dhënave personale dhe Autoriteti zbulon se Alpha Bank Albania ka shkelur këto parime, Alpha Bank Albania do t’i përmbahet përfundimeve të Autoritetit të mbrojtjes së të dhënave personale, por do të rezervojë të drejtën për të kundërshtuar apo apeluar të tilla gjetje. Këto parime nuk do të ndikojnë të drejtat që ju keni nën këtë ligj të zbatueshëm, kërkesat e çdo autoriteti rregullator në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, ose ndonjë lloj tjetër marrëveshjeje që mund të keni me ne dhe ose me Alpha Bank Albania. 

 

 

 

American Express Logo
American Express: Don't live live without it
American Express: Don't do business without it

Të gjithë përdoruesit e shërbimeve tona online janë subjekte të Deklaratës së
Privatësisë dhe i pranojnë detyrimet e kushteve të shërbimit.

© 2024 American Express Company.

Albania Promeni zemlju